Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prishtinë, një grua raporton në Polici se është dhunuar fizikisht

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua me 10.06.2024 ka raportuar se një burrë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dhe i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit.

Sipas Policisë, rasti është ende duke u hetuar.

Ndërsa në Graçanicë, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që dyshohet për dhunë në familje me 10.06.2024.