Ilustrim

Prishtinë, hajnat lidhin rojen e kompanisë dhe ia grabisin paratë

Një rast i grabitjes ka ndodhur në një kompani që gjendet buzë magjistrales Ferizaj-Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:20.

Në raportin e Policisë thuhet se ankuesi, roje në një kompani, ka njoftuar se tre të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënim të armës duke e lidhur i kanë grabitur  portofolin me para, ndërsa në brendi të lokalit kanë marr DVR-në dhe janë larguar  në drejtim të panjohur.

Rasti, i cili po trajtohet si grabitje, vazhdon të hetohet.