Prishtinë, gjobitet vozitësi i cili rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës ka gjobitur me 100 euro dhe një pikë negative vozitësin i cili duke dashur t’i shmanget pritjes në kolonë, ka ndërmarr veprime që rrezikonin pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas policisë, vozitësi i kamionetës së tipit volkswagen ka kaluar përmes hapësirës gjelbëruese nga një drejtim i rrugës në drejtimin tjetër.

“Policia e Kosovës pas sigurimit të informacioneve të bëra publike në një portal me dt.15.04.2021, ku vërehet vozitësi i një kamionete të tipit volkswagen duke kaluar përmes hapësirës gjelbëruese nga një drejtim i rrugës në drejtimin tjetër, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme drejt identifikimit të kundërvajtësit dhe shqiptimit të gjobës sipas dispozitave ligjore. Vozitësi i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë të Prishtinës, duke dashur ti shmanget pritjes në kolonë, ndërmerr veprim pa u siguruar se i rrezikon apo i pengon pjesëmarrësit e tjerë ne trafik, andaj sipas ligjit 05/L-088 gjobitet me shumë prej 100 euro dhe (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunim në rastin në fjalë.