Prishtinë, e mitura pretendon se u dhunua disa herë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Policia ka raportuar për një rast të dhunimit që pretendohet se ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima është e moshës së mitur.

Në prezencën e PQS-së ajo ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari – shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas viktimës, i dyshuari tani ndodhet në  një shtet tjetër.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.