Ilustrim

Prishtinë, dyshohet se shantazhoi një grua dhe i mori para, arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Policia në Prishtinë ka arrestuar J.A., 25-vjeç, nën dyshimin se ka marrë shuma parash nga një grua duke e shantazhuar përmes rrjeteve sociale.

Sipas Policisë, i dyshuari është shtetas i Maqedonië së Veriut.

“Në një operacion të zhvilluar sot nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast të shantazhit.  Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi nga një ankuese. Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar ka arritë të merr nga ankuesja shuma parash, duke shantazhuar viktimën përmes rrjeteve sociale”- thuhet në njoftim.

Ky operacion i Policisë u realizua në koordinim me Prokurorinë.

Sipas Policisë, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, i dyshuari u procedua në qendrën e mbajtjes për 48 orë.