Ilustrim

Prishtinë, arrestohet një person, Policia thotë se i gjeti në shtëpi 14.5 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi në shtëpinë e tij në Prishtinë i janë gjetur 14.5 kilogramë marihuanë,

“Në ora 13:10, njësitet përkatëse policore kanë filluar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1981), i gjinisë mashkullore , shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuana”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti – shitblerje e paautorizuar e narkotikëve dhe me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

marihuanë, Foto:Policia e Kosoves