Ilustrim

Prishtinasi e kanos një person, i kërkon 58,000 euro

Një person nga Prishtina ka raportuar në Polici se një person tjetër i dyshuar e ka kanosur dhe i ka kërkuar një shumë të madhe parash.

Sipas viktimës, ai i ka kërkuar fillimisht 8,000 euro deri më 19 mars, ndërsa pas kësaj date i ka thënë se nëse nuk ia dërgon deri të nesërmen (20 mars), duhet t’ia japë 58,000 euro.

Policia ka shtuar se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është duke u hetuar.