Prishtina sot me cilësi mesatare të ajrit

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë është në nivel mesatarisht të mirë.

Kështu tregojnë të dhënat nga matjet që ka bërë Ambasada e ShBA-së në Kosovë, deri në orën 12:00.

Indeksi i ajrit në kryeqytet ka vlerën 70.

Cilësia e ajrit “mesatare” është prej 51 deri 100. Sipas këtij indeksi, cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish.

Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Prishtina gjatë dimrit sidomos, përballet me ndotje të theksuar të ajrit.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.