Ilustrim

Prishtina ndërton strehimore për qentë endacakë në Hajvali

Rrezikut permanent për qytetarët e Prishtinës nga qentë endacakë do tentohet t’i bëhet zgjidhje përmes ndërtimit të një strehimoreje në Hajvali.

Komuna më herët gjatë këtij viti nënshkroi kontratën për ndërtimin e një strehimoreje në vlerë 120 mijë euro.

Në një njoftim të Komunës thuhet se më 20 korrik do mbahet diskutim për ndërtimin e strehimores për qenë endacakë në Hajvali.

Më 24 dhjetor të vitit të kaluar, komuna miratoi pilotprojektin për trajtimin e qenve endacakë duke organizuar disa pika ushqyese në kryeqytet gjatë stinës së dimrit atëherë kur qentë janë më agresivë ku ishte në plan edhe ndërtimi i kësaj strehimoreje.