Prishtina me qarkullimin më të lartë në euro gjatë 2022, Graçanica në një rang me Ferizajn e Prizrenin

Në vitin 2022, Prishtina prin si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe qarkullimin më të lartë në euro.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, gjatë vitit 2022, komuna e Prishtinës ka pasur qarkullim vjetor mbi 5 miliardë euro me mbi 10 mijë tatimpagues.

Komunat e tjera si Prizreni, Ferizaj dhe Graçanica kanë pasur qarkullim vjetor nga 1-5 miliardë euro.

Derisa komunat me qarkullimin më të vogël vjetor prej 1-50 milionë janë: Juniku, Dragashi, Kamenica, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani, Shtërpca, Ranillugu, Novobërda dhe Kllokoti.

Në vijim gjeni tabelën me të dhëna të plota për qarkullimin vjetor në euro dhe tatimpaguesit në komunat e Kosovës:

Informacionet mbi qarkullimin dhe numrin e tatimpaguesve të qyteteve të tjera në Kosovë mund t’i gjeni në këtë link www.atk-ks.org/open-data/