Përparim Rama duke nënshkruar me kryetarin Marco Aguis, Foto: Përparim Rama/Facebook

Prishtina binjakëzohet me qytetin maltez Cospicua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me kryetarin e qytetit Cospicua të Maltës, Marco Emanuel Agius, kanë nënshkruar marrëveshjen për binjakëzimin e qyteteve.

Sipas të parit të Prishtinës, këtë marrëveshje e ka nënshkruar për të thelluar bashkëpunimin mes Kosovës e Maltës në fushat e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit. 

‘’Kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve tanë që të shkëmbejnë vizita, të takohen e provojnë kultura të ndryshme për të promovuar dhe forcuar respektin, kulturën, solidaritetin mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë e industrisë’’ – ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.

Përveç kësaj, Rama e ka ftuar kryetarin e qytetit maltez ta vizitojë Prishtinën.

‘’Kryetarin e Cospicuas, Marco Emanuel Agius e ftova për vizitë në Prishtinë’’ – ka njoftuar Rama.