Prezantohet Hulumtimi për Dialogun Kosovë - Serbi

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizon tryezën e diskutimit me temë “Në Kërkim të Konsensusit – Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e Bashkimit Evropian”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj procesin e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në kontekstin e perspektivës zgjeruese të Bashkimit Evropian.

Ky proces, i lehtësuar nga BE-ja, qysh në fillim është nënkuptuar si një proces që ka kushtëzuar perspektivën integruese, përkatësisht, ka qenë vazhdimisht karrota e ofruar në shkëmbim të pjesëmarrjes së palëve në proces, në të cilin edhe Prishtina edhe Beogradi kanë hyrë pa vullnet të plotë.

Një theks i veçantë gjatë diskutimit do vihet mbi Strategjinë për Perspektivën Zgjeruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të publikuar nga BE-ja në shkurt të këtij viti, ku thuhet qartazi se Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me një marrëveshje “ligjërisht obliguese” mes të dyja vendeve, dhe çfarë nënkupton kjo për procesin.