Presidentja Vjosa Osmani nesër pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë dhe kancelarin austriak

Një delegacion nga Shtëpia e Bardhë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet që nesër të zhvillojë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca ka njoftuar se takimi do të nisë nga ora 15:00.

Ndërkaq nesër Osmani Sadriu do të takohet edhe me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Fillimisht presidentja Osmani do ta presë kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se në dy takimet mediat do të mund të marrin vetëm pamje.