Vjosa Osmani në Bruksel | Foto: Komisioni Evropian

Presidentja Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Çeki

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Çeki ku do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetëror të Çekisë, njoftoi të martën Presidenca e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Osmani pritet të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të Forumit 2000, së bashku me liderë të tjerë botëror.

“Çekia aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, prandaj në këto takime, Presidentja do ta adresojë në veçanti çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenca njoftoi se Osmani pritet të ketë takime me kryeministrin çek Petr Fiala, me presidentin e Senatit Çek, Miloš Vystrčil si dhe me zv.kryeministrin, njëherësh ministër për punë të jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra.