Presidentja Osmani takohet me presidentin gjerman

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier gjatë pjesëmarrjes së kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se e ka përditësuar presidentin gjerman për dialogun, si dhe ka falenderuar për mbështetjen e Gjermanisë.

“Shumë mirë për tu takuar me presidentin Frank-Ëalter Steinmeier. E përditësova presidentin për dialogun dhe e falenderova për mbështetjen e Gjermanisë në integrimin euro-atlantik të Kosovës” ka shkruar Osmani.