Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com

Presidentja Osmani pret nesër në takim ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë nesër në kuadër të shënimit të aktiviteteve për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Në ora 09:00 ai do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit, Blair dhe Osmani do të deklarohen për media.

Ndërsa në ora 10:00, Blair do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Më pas ai do të pritet në takim edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ish-kryeministrit britanik do t’i ndahet “Çelësi i qytetit” nga kryetari Rama.

25-vjetori i çlirimit, Tony Blair mban nesër fjalim në Kuvendin e Kosovës