Presidentja Osmani pret në takim Ndihmës Sekretarin amerikan, Robinson

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 21.03.2024 ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin amerikan Todd D. Robinson.

Sipas njoftimit të Presidencës, pas takimit do të ketë një deklarim për media.

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, ka arritur në Kosovë, më 20.03.2024 në mëngjes.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.