Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Osmani përkujton të vrarët, të plagosurit e të dëbuarit e 3 e 4 shkurtit 2000 në Mitrovicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar ditët e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë, kur u vranë 10 civilë, 25 u plagosën dhe 1 mijë e 564 familje me 11 mijë e 364 anëtarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga bandat serbe.

“Ngjarjet e 3-4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë dhe mbrojtje të lirisë” – citohet të ketë thënë presidentja Osmani sipas komunikatës së Presidencës.

Osmani shkruan se në kujtim të “dy netëve të tmerrit” nderohen jetët e humbura të 10 qytetarëve, mes tyre pleq, gra dhe fëmijë.

“Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri në funksion të paqes afatgjate!” – shkroi Osmani.