Presidentja Osmani flet për shtyrjen e vendimit për targat

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur lidhur me kërkesën e të dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për shtyrje për 10 muaj të vendimit për targa.

Osmani tha se kjo temë është ende duke u diskutuar dhe në esencë është çështje e sundimit të ligjit.

Sipas saj, ekziston një grup i vogël i serbëve që ende nuk e kanë bërë këtë ndërrim të tabelave.

“Për targat është një temë që jemi duke e diskutuar dhe ajo që e kam thënë në takim më Esocbar është që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit. Pra ekziston një grup i vogël i serbëve që nuk e kanë bërë këtë ndryshim sepse ata kërcënohen nga banda kriminale që mbështeten nga Vuçiq” – ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, shtyrja nënkupton se po tolerohen kërcënimet në raport më serbët lokal.

Presidentja bëri thirrje që për këto ditë që kanë mbetur, ta respektojnë ligjin e mos bien pre e shantazheve.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, të shtyhet vendimi për targat.

Më tej, ai ka thënë se për shtyrjen e këtij vendimi nuk morën zotim nga Osmani e Kurti.

Escobar: Kërkova nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës të shtyhet për 10 muaj vendimi për targat por s’morëm garanci nga Osmani e Kurti