Foto: Facebook.com/VlodymyrZelenskyy
Presidenti ukrainas zhvillon bisedë me presidentin e Bjellorusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.
Megjithatë, Zelensky nuk ka dhënë ndonjë detaj për atë që kanë biseduar, njofton BBC.
Sot është dita e katërt e agresionit rus kundër Ukrainës.
Për sulmet kundër Ukrainës Rusia po përdor edhe territorin e Bjellorusisë, një vend aleat i Rusisë.
Rusia i ka bërë thirrje Ukrainës për të zhvilluar bisedime rreth konfliktit.
Mirëpo, autoritetet ukrainase kanë refuzuar propozimin sidomos për shkak të vendit të propozuar për t’u zhvilluar negociatat – kryeqyteti bjellorus, Minsk.
Presidenti Zelensky ka thënë se bisedimet në Minsk mund të zhvillohen vetëm nëse Rusia nuk e sulmon Ukrainën nga territori bjellorus.
Përgatiti: Arbisa Shefkiu