Presidenti Thaçi: Nexhmija i dha vlera të përjetshme muzikës shqipe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

Presidenti Thaçi ka potencuar se artistja Nexhmije Pagarusha me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme.

“Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare. Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës!”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.