Hashim Thaçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Presidenti Thaçi dënon sulmin në Vjenë, ngushëllon familjet e viktimave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin që ka ndodhur sot në Vjenë, i cili nga autoritetet austriake po cilësohet si “sulm terrorist”.

Gjatë këtij sulmi ka të vrarë e të plagosur.

“Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Ne jemi me popullin e Austrisë në këto momente të vështira”, ka shkruar Thaçi në Twitter.