Pamje nga takimi Osmani – Pendarovski. Foto: ZPRK.

Presidenti maqedonas nesër për vizitë në Kosovë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ora 11:00.

Kështu ka njoftuar Zyra e Presidentes.

Ndërsa nuk është bërë e ditur nëse Pendarovski do të ketë takime të tjera në Kosovë.

Presidenti maqedonas ka qenë për vizitë zyrtare në Kosovë në fund të vitit 2021.

Atë kohë ai është pritur nga presidentja Osmani me ceremoni shtetërore.