Ilir Meta, aktualisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe kandidat për President

Presidenti Ilir Meta anulon pritjen shtetërore për festat e nëntorit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur që të anulojë pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Flamurit – 28 nëntor.

Ky vendim ka ardhur për shkak të tërmetit tragjik që ka goditur Shqipërinë në mëngjesin e sotëm.

“Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anulojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë, planifikuar për në datën 28 nëntor 2019, në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë”, thuhet në njoftimi presidentit Meta.

Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm, nga i cili deri më tani janë shënuar 21 viktima.

Ekipi i KALLXO.com në vazhdimësi do të raportojë direkt nga vendi i ngjarjes.

Një kosovar nga Gjilani i vdekur në Durrës