Presidenti amerikan Biden: Putin ka bërë 'gabim të madh' nga pezullimi për armët nukleare

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Putini bëri një “gabim të madh” duke e pezulluar traktatin e fundit të armëve bërthamore me SHBA-në. Vendimi i Rusisë për ta pezulluar pjesëmarrjen e saj në traktatin e reduktimit të armëve bërthamore ‘Neë Start’ me SHBA-në nuk do të rrisë rrezikun e një lufte bërthamore, ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Parlamenti rus e miratoi të mërkurën të vendim të Vladimir Putin për të pezulluar traktatin.

Administrata Biden po shqyrton lëshimin e inteligjencës që beson se tregon se Kina po e vë në kandar vendimin e saj nëse do ta furnizojë me armë Rusinë për ta mbështetur luftën e saj në Ukrainë, raportoi të mërkurën ëall Street Journal.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës si “një fyerje për ndërgjegjen tonë kolektive” në një takim dy-ditor të Asamblesë së Përgjithshme. Përvjetori i së premtes është “një moment historik i zymtë për popullin e Ukrainës dhe për komunitetin ndërkombëtar”, tha ai në Nju Jork.

Biden u zotua se SHBA do ta mbrojë “fjalë për fjalë, çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s” përpara bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe udhëheqësit e Nëntëshes së Bukureshtit (B9), një koleksion i shteteve në pjesët më lindore të aleancës së NATO-s dhe më afër Rusisë.

Të gjithë anëtarët e Nëntëshes së Bukureshtit (B9) e kanë dënuar njëzëri luftën e Rusisë në Ukrainë, ka deklaruar një këshilltar presidencial polak. Presidenti Biden dhe udhëheqësit e B9 e “riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe nënvizuan angazhimin e tyre të përbashkët për të qëndruar me popullin ukrainas për aq kohë sa duhet”, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë të takimit të së mërkurës pasdite në Varshavë.

Kryediplomati kinez, ëang Yi, është takuar me Vladimir Putinin në Moskë, teksa Kina dhe Rusia i riafirmojnë marrëdhëniet e tyre të ngushta dypalëshe. ëang i tha Putinit se Pekini do ta luajë një rol “konstruktiv” në arritjen e një zgjidhjeje politike të krizës në Ukrainë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Më herët të mërkurën, ëang u takua me Sergei Lavrovin, ministrin e jashtëm të Rusisë, ku tha se priste të arrinte një “konsensus të ri” për avancimin e marrëdhënieve midis dy aleatëve. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, pritet ta vizitojë Putinin në Rusi në muajt e ardhshëm.

Vladimir Putin i ka lavdëruar ushtarët që “po luftojnë heroikisht dhe me guxim” për ta “mbrojtur atdheun” në një fjalim në një tubim në Moskë duke e shënuar njëvjetorin e luftës në Ukrainë. Mijëra përkrahës u mblodhën në stadiumin Luzhniki në Moskë për ta ndjekur një koncert me rastin e Ditës së “Mbrojtësve të Atdheut”.

Shtetet anëtare të BE-së nuk kanë arritur të dakordohen për një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë në njëvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska të premten, i thanë Reuters katër burime diplomatike në Bruksel. Më shumë bisedime midis përfaqësuesve të Brukselit të shteteve anëtare të BE-së priten bëhen të enjten pasdite, thanë burimet.

Britania ka filluar t’i “ngrohë” linjat e saj të prodhimit për t’i zëvendësuar armët e dërguara në Ukrainë dhe për ta rritur prodhimin e predhave të artilerisë në përpjekje për ta ndihmuar Kievin, tha ministri i mbrojtjes Ben ëallace. Në një intervistë me Reuters, ëallace tha se ai beson se Britania ishte në një vend të mirë për ta ndihmuar Ukrainën, por ka nevojë për ta mbështetur sigurimin e armëve.

NATO duhet të “planifikojë seriozisht” për realitetin e mundshëm të ardhshëm të një Bjellorusie të kontrolluar nga Rusia, ka paralajmëruar instituti me bazë në SHBA, Instituti për Studimin e Luftës (ISw). Putini “me shumë gjasa do të sigurojë përfitime të rëndësishme në rivendosjen e sundimit rus mbi Bjellorusinë” dhe do ta përdorë atë si një pikënisje për të kërcënuar më tej Ukrainën dhe krahun lindor të NATO-s, pavarësisht nga rezultati i pushtimit të tij në Ukrainë, thuhet nga instituti ISë në përditësimin e saj të fundit mbi luftn në Ukrainë.

Ukraina do t’i kërkojë Turqisë dhe OKB-së këtë javë që të fillojnë bisedimet për ta përmbyllur marrëveshjen e drithit të Detit të Zi, duke kërkuar një zgjatje për të paktën një vit që do të përfshinte portet e Mykolaiv, ka deklaruar një zyrtar i lartë ukrainas.

Një grup prej 10 shtetesh anëtare të BE-së ka bërë thirrje për veprime më të forta për ta ndaluar Rusinë nga sigurimi i pjesëve ushtarake përmes kompanive të para në vendet fqinje dhe për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore. Të 10 vendet, të cilat përfshijnë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe shtetet baltike, shkruajnë se “viti 2023 duhet të jetë viti i suksesit në luftën kundër anashkalimit”, duke paralajmëruar se mbështetja publike dhe legjitimiteti ndërkombëtar i sanksioneve mund të zbehet nëse ato konsiderohen të paefektshme./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala