Posta përuron pulla postare me figurën e Leze Qenës dhe Besim Sahatçiut

Posta e Kosovës ka përuruar sot dy pulla postare, njërën me figurën e Leze Qenës dhe tjetrën me atë të Besim Sahatçiut.

Përurimi i pullave postare është bërë në ambientet e “Cineplexx”.

Fajalë miradie dhe mirënjohje janë thënë gjatë këtij përurimi për kontributin që kanë dhënë për teatrin dhe filmin aktorja Leze Qena dhe regjisori Besim Sahatçiu.

Të pranishmit janë përshëndetur nga këngëtarja Rita Ora përmes një video-mesazhi.

“Jam shumë e lumtur për Postën e Kosovës që respekton gjyshin tim Besim Sahatçiu me pullën e postës së Kosovës për sukseset në film. Më vjen keq që s’jam sot me ju!”, ka thënë ndër të tjera përmes video mesazhit Rita Ora.

Gjatë këtij përurimi kanë folur edhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, familjarë të familjes Qena dhe Sahatçiu.

Në fund janë shpërndarë pulla postare si dhurata.