
Dua Lipa në pullat postare të Kosovës
Posta e Kosovës njofton pullat më të reja postare të Postës së Kosovës, me imazhin e këngëtares me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nga nesër do të udhëtojnë në të katër anët e botës.
Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, i ka dhuruar Lipas pullat e para postare si dhe një pullë postare e punuar në pllakë bronzi.
“Dua është fituese e shumë çmimeve prestigjioze, por pulla postare me pamjen e saj është një mirënjohje unike dhe për këtë Posta e Kosovës është shumë krenare”, ka thënë kryeshefja Kadiu.
“Me talentin e saj, me paraqitjet e saj, ajo ka lartësuar emrin e Kosovës në tërë globin. Kudo ku është Dua Lipa aty është edhe Kosova. Faleminderit Dua!”, ka theksuar kryeshefja Kadiu në këtë promovim.
Në njoftim bëhet e ditur se këngëtarja Lipa tha se do të vazhdojë të punojë që ta ngris Kosovën sa më lartë.
“Është një ndër i madh për mua. Do të vazhdoj të punoj në çfarëdo mënyre që mundëm për ta ngritur Kosovën sa më lartë”, ka thënë ajo.