Foto: BBC/Twitter

Polonia e konfirmon se "një raketë e prodhimit rus" ka rënë në territorin e saj

Ministria polake e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar përmes një komunikate se një “projektil i prodhimit rus” ka rënë në territorin polak të martën pasdite.

“Më 15 nëntor 2022, për shumë orë ka pasur një bombardim masiv shtesë në tërë territorin ukrainas dhe kundër infrastrukturave kritike ukrainase, i kryer nga forcat e armatosura të Federatës së Rusisë” – thuhet në komunikatë, raporton Le Monde.

“Në ora 15:40, në fshatin Przewodów (…) një raketë e prodhimit rus ka rënë, duke shkaktuar vdekjen e dy qytetarëve të Republikës së Polonisë” – thuhet në komunikatë.

“Në kuadër të këtij zhvillimi, ministri i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau ka thirrur ambasadorin e Federatës së Rusisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ka kërkuar shpjegime të hollësishme të menjëhershme”- përfundon komunikata.