Policia zbulon bixhozin e pa ligjshëm në Ferizaj, arrestohen dy persona

Në Ferizaj janë arrestuar dy persona nën dyshimin për organizim i skenave piramidale dhe bixhozit të pa ligjshëm.

Policia ka njoftuar se  burri dhe gruaja e arrestuar gjatë bastisjes në dy lokale janë hasë duke punuar në  lokale ekziston dyshimi i bazuar se kishte qenë duke u zhvilluar veprimtari e paligjshme e lojërave të fatit.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një PC kompjuter, pesë telefona mobilë dhe rreth 400 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.