Foto: REL

Policia po heton grafitet në veri

Mes natës së 17 dhe 18 gushtit në Mitrovicë të Veriut janë shkruar grafite me mbishkrimin: “Mos u brengoseni  këtu jemi”, “Brigada e Veriut”, “Mos u brengosuni ju presim”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sipas Policisë, grafitet janë shkruar nga persona të panjohur.

Rasti është iniciuar si “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.