Policia në Viti nuk vendos maskën sipas rregullave të Qeverisë

Në mëngjesin e sotëm disa policë të Kosovës janë parë duke dënuar disa qytetarë në komunën e Vitisë, edhe pse Qeveria e ka bërë obligative vendosjen e maskave sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Policia është parë duke mosrespektuar këto masa.

Sipas disa fotografive të dërguara nga një qytetarë nga Vitia, shihet se policët maskat po i mbanin gjysmë të vendosura në fytyrë.

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka bërë obligative vendosjen e maskave për shkak të parandalimit të përhapjes së infeksionit COVID-19.

Personat të cilët nuk respektojnë këto masa mund të dënohen me 500 deri në 1000 euro gjobë.