Foto: KALLXO.com Ilustrim

Policia në Podujevë konfiskon armë të gjata e marihuanë në shtëpinë e një të dyshuari

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë të gjata të llojit, AK-47 dhe MP-40, 32 fishekë, 9 gëzhoja dhe 59.26 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë në shtëpinë e një personi në Orllan të Podujevës.

Organet e rendit kishin dëgjuar të shtëna me armë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.