Foto, Ilustrim

Policia me plan operativ për Vitin e Ri, shton forcat policore në teren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përgaditur një plan operativ për festën e Vitit të Ri, duke shtuar forcat policore në teren.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se në kuadër të këtij planifikimi është paraparë angazhim shtesë i Policisë së Kosovës, shtim i prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim të qytetarëve.

“Ndërmarrja e masave preventive policore për të siguruar që festat e fundvitit të kalojnë pa ndonjë incident, do të përfshijë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i dukurive negative që shkaktojnë jo stabilitet në vend në çfarëdo mase sa rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, ku ngritja e prezencës policore do të bëhet në gjithë Kosovën, përfshirë edhe zonat sensitive posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier” – thuhet në njoftim.

Në kuadër të këtij plani, sipas Policisë, është paraparë edhe shtim të prezencës në rrugël, kontrolle të rrjedhës në trafik rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugove dhe incidenteve të mundshme në trafik.

Po ashtu, Policia u ka bërë thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët.