Policia në Pasjan konfiskon arsenal armësh

Në fshatin Pasjan të rajonit të Gjilanit është arrestuar një person pasi të shtëpinë e të njejtit është gjetur një arsenal armësh.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar   një pushkë gjysmë automatike, një pushkë gjuetie, një revolver, dy silinciator, një pjesë e drurit të pushkës, 28 copë fishekë pa laje valide, ndërsa përkohësisht i janë konfiskuar: dy pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 188 copë fishekë të cilat janë të regjistruar në sistemin e legalizimit nga organet MPB-së të RKS-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.