Policia kufitare në Merdarë sekuestron një armë në autobusin e linjës Itali-Kosovë

Një revole me gaz është gjetur në bagazhin e një autobusi në pikën kufitare në Merdarë.

Policia e Kosovës thotë se arma është gjetur në autobusin e kompanisë vendore të linjës Itali-Kosovë, e cila ishte e fshehur në valixhe të udhëtarëve.

“Më datën 20.12.2023 në ora 09:05 në Pikë Kalimin Kufitar në Merdarë, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarë policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganor gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë  gjetur një armë (revole me gas), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh”- thuhet në njoftim.

Policia ka sekuestruar armën e gjetur dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti – import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.