Drogë e konfiskuar nga Policia Kufitare - Foto: PK

Policia Kufitare e Kosovës gjen mbi 6 kilogramë drogë të fshehur nën gurë

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, sot ka gjetur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të fshehur nën gurë në një breg.

Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është njoftuar Njësia e antidrogës në Prizren, e cila së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dalë në lokacion.

Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur nga persona të panjohur shumë kohë më parë dhe pas matjes rezulton me peshën si në vijim: 11 paketime plastike me ngjyrë të zezë me substancë të dyshuar narkotikë të llojit marihuanë me peshë 6 kg e 268 gramë.

Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren.