Thikë, Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës

Policia konfiskon një thikë nga një i mitur në oborrin e një shkolle në Prishtinë  

Policia kishte pranuar disa informacione për persona të dyshuar të cilët qëndronin në oborrin e Shkollës Fillore “Dardania” në Prishtinë.

Dje rreth orës 15:50 policia ka thënë se kishte pranuar këtë informacion dhe njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një të mitur të dyshuar.

Te i njëjti policia gjatë kontrollit, i ka gjetur dhe sekuestruar një thikë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.