Ilustrim

Policia konfiskon 6 armë pa leje në një aksion në lokalet e fshatit Babush

Pas mesnatës së djeshme, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion nëpër lokalet e fshatit Babush të Komunës së Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, në gjashtë lokale të bastisura, janë konfiskuar 6 armë, në secilin prej tyre nga një.

Njësiti për Reagim të Shpejtë i Policisë së Kosovës, ka bastisur këto lokale me urdhër të prokurorit.

Në tre lokale të bastisura janë konfiskuar tri pistoleta të tipit Zoraki, në njërin prej tyre është konfiskuar një armë e tipit Zavodi, në një tjetër një pistoletë e llojit Glock, ndërsa në një tjetër një e tipit Mauzer.

Përveç armëve, Policia ka konfiskuar edhe fishekë. Gjithsej, në të gjitha lokalet janë konfiskuar 51 fishekë.