Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një të dyshuari për disa vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

Personi i cili shihet në fotografinë të cilën e ka shpërndarë Policia e Kosovës, po dyshohet se është përfshirë në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.

Kjo kërkesë e Policisë është bërë nga njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor “Qendra” në kryeqytet, me autorizim nga prokuroria kompetente.

Policia ka thënë se kërkojnë nga qytetarët që çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, ta kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.