Policia jep detaje për sulmin me armë zjarri ndaj veturës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen dje në Prishtinë.

Një burrë nga Prishtina ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar.

Sipas të dhënave të policisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, janë dëmtuar dëme materiale në veturën e ankuesit, derisa nuk raportohet për të lënduar.

Tutje, sipas policisë, në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit.

Rasti i cili ka ndodhur dje rreth orës 15:35 është ende në hetime dhe po cilësohet si “vrasje në tentativë”.

KALLXO.com ka raportuar dje gjatë ditës për këtë rast.

Të shtëna në stilin mafioz në Prishtinë