Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

SHBA, dy të vrarë dhe shtatë të plagosur gjatë ceremonisë së diplomimit në një shkollë të mesme në Virxhinia

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat që ndodhën gjatë një ceremonie të diplomimit të shkollës së mesme në Richmond, Virxhinia të SHBA.

Zyrtarët e shkollës thonë se të shtënat ndodhën gjatë një ceremonie për shkollën e mesme Huguenot.

Një tjetër diplomim i planifikuar për të martën u shty dhe të gjitha të tjerat janë anuluar të mërkurën.

Viktimat që u vranë ishin një 18-vjeçar që ishte pjesë e klasës së maturantëve dhe babai i tij 36-vjeçar, thotë policia. Policia ende nuk e ka bërë të ditur identitetin e tyre.

Një i dyshuar 19-vjeçar është marrë në paraburgim. Policia e atjeshme beson se ai e njihte të paktën njërën nga viktimat.

Një person tjetër u gjet i armatosur me një pistoletë dhe fillimisht u ndalua, por policia tani beson se ai nuk ishte i përfshirë në sulm.

Të shtënat ndodhën në Monroe Park pasi ceremonia kishte përfunduar në kampusin e Universitetit të Commonëealth të Virxhinias.

Po ashtu jane plagosur pesë persona nga të shtënat me armë zjarri, të cilët morën lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetën, dy persona janë rrëzuar dhe një vajzë nëntë vjeçare “është godit nga një veturë gjatë përleshjes”, thuhet në njoftimin e policisë./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala