Policia jep detaje për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”- ka konfirmuar për KALLXO.com, Agron Borovci , zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Organet e rendit kanë theksuar se viktima e lënduar është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”- ka thënë Borovci.

Bie kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’ – VIDEO