Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur te penda e Liqenit të Livoqit

Një burrë është gjetur pa shenja jete tek penda e liqenit të Livoqit dje, më 15.06.2024 rreth orës 12:45.

Policia e Kosovës bën të ditur përmes raportit policor se ende nuk është identifikuar viktima.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshuar.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani tha dje se “hetues rajonal në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit”.

Gjendet një burrë pa shenja jete tek penda e Liqenit të Livoqit