Policia jep detaje për dy vetaksidentet afër Komoranit

Dy vetaksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Komoranit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KALLXO.com se në orët e mëngjesit të sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë afër Komoranit janë evidentuar dy vetaksidente në trafik, ku përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për lëndime në njerëz.

“Duke marr parasysh ndryshimet atmosferike, të reshurat e borës dhe ngricat që paraqitet në rrugë gjatë kësaj periudhe kërkojmë kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, në mënyre që të shmangen aksidentet në përgjithësi”, ka thënë Hoxha.

Zëdhënsi i PK-së ka shtuar se policia po vepron dhe do të veprojë me njësitet e saj në funksion të zbatimit të ligjit në trafik dhe “masa rigoroze do të ndërmerren në vazhdimësi”.

Rënia e temperaturave këtë javë në Kosovë, ka rritur rrezikun për aksidente në rrugët e vendit.

Instituti Meterologjik i Kosovës, për këtë javë kanë parashikuar temperatura të ftohta të përcjellura me reshje bore. Java e parë e pranverës do të fillojë me kushte tjera meteorologjike.

KALLXO.com, ka raportuar për njërin aksident në fshatin Poklek.

Aksident në rrugën Drenas – Komoran – FOTO