Aksident trafiku në rrugën Malishevë- Rahovec. Foto: Kallxo.com

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Arllat – Xërxë

Në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Arllat – Xërxë, sipas Policicë së Kosovës, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Shkak, sipas Policisë, ishtin ngricat në rrugë dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike.

“Aksidenti ka ndodh në magjistralen Arllat – Xërxë. Në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevë, një veturë e involvuar, nuk ka të lënduar por ka kaluar vetëm me dëme materiale. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e akullit në rrugë”, ka thënë për KALLXO.com, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

Aksident trafiku në rrugën Malishevë- Rahovec. Foto: Kallxo.com