Policia inicion rast për hedhje me molotov në drejtim të veturës zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë iniciuar një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm lidhur me një situatë që kishte ndodhur para pesë ditëve në Leposaviq.

Sipas raportit policor, më 15 qershor 2023, rreth orës 18:00 disa persona të panjohur kishin hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të Policisë.

PK ka thënë se për ngjarjen e ndodhur është konsultuar edhe prokurori i rastit.

Tutje është thënë se rasti është në procedurë hetimore.