Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia identifikon dhe arreston të dyshuarin për sulm seksual

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast të sulmit seksual në Prizren që dyshohet se ka ndodhur më 15 shkurt të këtij viti.

Policia ka bërë me dije se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

“Pas një pune hetimore lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjtit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e policisë.