Zyrtari i Policisë së Kosovës Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Policia i gjeti cigare me substancë narkotike, i dyshuari sulmoi fizikisht policin

Dy persona janë arrestuar nga organet e rendit nën dyshimin se gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike.

Policia njofton se gjatë arrestimit të të dyshuarit, i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.

Po ashtu, i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore.

Policia thotë se me vendim të prokurorit kujdestar njërit nga të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.