Ilustrim

Policia gjobitë shoferin në Kaçanik, në zonën 50 km/h voziti 128 km/h

Policia e Kosovës ka shqiptuar një gjobë prej 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj heqje të patent-shoferit ndaj një personi në Ferizaj.

Sipas Policisë, më 11.02.2024 rreth orës 20:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, është ndaluar shoferi SH.B, i moshës 28 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 128 km/h.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla, sipas Policisë, rrezikojnë direkt jetën e shoferëve dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.