Foto: Policia e Kosovës

Policia gjen armë e municion në tavanin e një shtëpie në Zveçan, pronari dyshohet se është në Serbi

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në një shtëpi në Zveçan ka gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi municioni dhe një elektroshok.

Ky kontroll është bërë më 21.04.2024 rreth orës 10:30, pasi Policia ka pranuar informacionin se në atë shtëpi dyshohet të ketë armë ilegale.

Policia ka njoftuar se shtëpia i përket një burri serb i cili dyshohet se është në Serbi. 

Sipas Policisë ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit “për” apo “kundër” largimit nga funksioni i kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Foto: Policia e Kosovës